• e diel, 22 dhjetor 2024

Shkarkohet shefi i policisë iraniane Ashtariта

Shkarkohet shefi i policisë iraniane Ashtariта

Teheran, 7 janar 2023 (MIA) – Lideri suprem iranian, ajetullahu Ali Hamnei e shkarkoi shefin e policisë nacionale, Hosein Ashtari.

Ajetullahu Hamnei nuk ka dhënë detaje se pse është shkarkuar Ashtari, i cili gjatë periudhës së kaluar shpesh ishte kritikuar për shkak të vdekjes së 22-vjeçare Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia për moral në Teheran për shkak të mbajtjes jo të drejtë të hixhabit.

Ashtari pohonte se policia nuk është fajtore për vdekjen e Aminit.

Hamnei e emëroi zëvendës-shefin Ahmed-Reza Radan në vendin e Ashtarit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR