Shkaku për vdekjen e Papa Françesut do të publikohet sonte
- Shkaku për vdekjen e Papa Françeskut do të publikohet më vonë sonte, konfirmuan burime nga Vatikani. Burimet po ashtu njoftojnë se nesër pritet shpallja e datës së varrimit të Papës.
- Post By Besnik Shuki
- 16:32, 21 prill, 2025

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Shkaku për vdekjen e Papa Françeskut do të publikohet më vonë sonte, konfirmuan burime nga Vatikani. Burimet po ashtu njoftojnë se nesër pritet shpallja e datës së varrimit të Papës.
Papa Françesku, i cili vuante nga një sëmundje të mushkërive dhe të cilit në rini iu hoq një pjesë e njërës mushkëri, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për shkak të një krize respiratore, që u shndërrua në pneumoni. Ai në spital kaloi 38 ditë, që është qëndrimi më i gjatë në spital gjatë pontifikatës së tij 12-vjeçare.
Agjencia e lajmeve ANSA paraprakisht lajmëroi se një hemorragji cerebrale ishte shkaku i mundshëm i vdekjes së Papa Françeskut, e jo problemet me frymëmarrje, që dalin nga pneumonia e tij e paradokohshme. Sipas asaj që ANSA ka mësuar nga burime mirë të informuara, hemorragjia cerebrale është shkak i mundshëm i vdekjes së Papa Françeskut.
Vdekja e tij ndodhi papritur sot në mëngjes në orën 07:35 dhe, siç thuhet, nuk lidhej drejtpërdrejt me sëmundjet e frymëmarrjes. Një hemorragji cerebrale është në fakt një variant më i keq dhe më shkatërrues i sulmit në tru. bsh/
Foto: Vatikan Njuz