• e shtunë, 06 korrik 2024

Shkëmbim zjarri në kufirin mes Izraelit dhe Egjiptit

Shkëmbim zjarri në kufirin mes Izraelit dhe Egjiptit

Jerusalem, 16 janar 2024 (MIA) - Armata izraelite herët në mëngjes njoftoi se ka hapur zjarr ndaj njëzet personave "të dyshuar", me siguri kontrabandues të drogës, të cilët u nisën për në jug të Izraelit nga Egjipti fqinj. 

"Ushtarët të cilët vepronin në atë zonë hapën zjarr ndaj personave të armatosur dhe ata u goditën", shtoi ushtria, por nuk njoftoi për detaje të tjera. 

Në Kajro, burimet e sigurisë egjiptiane për televizioni Al Kahera Njuz deklaruan se forcat egjiptiane e kanë parandaluar përpjekjen për të kontrabanduar drogë në kufirin midis Izraelit dhe Egjiptit në të njëjtin sektor.

Sipas atij burimi, në këtë aksion ka ndodhur një konflikt gjatë të cilit janë arrestuar gjashtë kontrabandistë.

Kufiri mes Izraelit dhe Egjiptit është kryesisht i qetë, edhe pse është vend i rregullt për tentativë për kontrabandë droge. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 



 

QËNDRONI TË LIDHUR