• e diel, 22 dhjetor 2024

Shirat e rrëmbyeshëm në Iran shkaktuan vërshime në të cilat humbën jetën të paktën dy persona

Shirat e rrëmbyeshëm në Iran shkaktuan vërshime në të cilat humbën jetën të paktën dy persona

Teheran, 13 prill 2023 (MIA) - Të paktën dy persona humbën jetën në vërshimet në pjesën veriore dhe perëndimore të Iranit të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, informuan sot mediat shtetërore.

Shërbimi shtetëror për raste urgjente njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit një person ka ndërruar jetë në provincën Kazvin, ndërsa një tjetër në Ilam.

Një person ka ndërruar jetë nga bubullima në provincën Azerbajxhani Perëndimor. 

Departamenti i Meteorologjisë në Iran paralajmëroi për shira sezonalë në shumë zona të vendit dhe në kryeqytetin Teheran. 

Reshjet e rrëmbyeshme, të cilat vijuan pas thatësirave shumëvjeçare, ishin shkaktuar nga ndryshimet klimatike. 

Uji që u derdh pas shirave i dëmtoi ndërtesat dhe rrugët të cilat ishin ndërtuar në afërsi të lumenjve pa masa të sigurisë. 

Në korrik të vitit 2022, të paktën 61 persona humbën jetën në rrëshqitjet e tokës dhe në vërshimet në gjithë vendin. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR