• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shirat e rrëmbyeshëm i përmbytën rrugët dhe shkaktuan bllokim të komunikacionit në Cyrih

Shirat e rrëmbyeshëm i përmbytën rrugët dhe shkaktuan bllokim të komunikacionit në Cyrih
Cyrih, 13 korrik 2021 (MIA) - Zvicra është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe bllokim të komunikacionit në Cyrih. Gjatë natës në Cyrih kanë rënë më shumë se katër centimetra shi, ndërsa në Vakdeg, në rrethinën e qytetit, për 10 minuta më shumë se 3,1 centimetra, publikoi SRF. Kjo krahasohet me 4,11 centimetra rekord, të cilat kanë rënë për 10 minuta në Lozanë gjatë stuhisë në gusht të vitit 2018. Disa pjesë të rrjetet të autobusit dhe tramvajit në Cyrih janë në ndërprerje, sepse janë rrëzuar drunj dhe i kanë bllokuar linjat, ndërsa disa rrugë janë përmbytur. Autoritetet e qytetit nuk kumtuan detaje për lëndime të mundshme apo raste të vdekjeve. Kantoni jugor Valis i paralajmëroi njerëzit të mos afrohen afër lumenjve sepse po rritet niveli i ujit. Shërbimi meteorologjik bëri të ditur se priten ende reshje të shiut dhe përmbytjet me siguri do të përkeqësohen, veçanërisht rreth liqeneve dhe lumenjve. Paralajmërohet edhe në rrezik nga rrëshqitja e tokës. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR