• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shin Bet zbulon plan për atentat ndaj liderëve izraelitë nga ana e Iranit

Shin Bet zbulon plan për atentat ndaj liderëve izraelitë nga ana e Iranit

Tel Aviv, 19 shtator 2024 (MIA) - Një civil izraelit u arrestua muajin e kaluar me dyshim se ka qenë i rekrutuar nga Irani për të kryer atentat ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, ministrit të Mbrojtjes Joav Galant ose shefit të shërbimit të sigurisë, Shin Bet, Ronen Bar, kumtuan sot Shin Bet dhe policia.

Përfaqësues të Shin Betit dhe policia informuan se i dyshuari dy herë ka qenë i kontrabanduar në Iran dhe se ka marrë para për misionin, njofton Tajms of Izrael. I dyshuari, i cili është anonim, sot u akuzua.

Hetimi ka treguar se civili izraelit, i cili është hebre dhe afarist, kohë të gjatë ka jetuar në Turqi, ku ka vendosur raporte afariste dhe sociale me shtetas turq dhe iranianë.

Në prill të vitit 2024, i dyshuari ka pranuar të takohet me një afarist të pasur me emrin Edi nga Irani, me ndihmën e dy turqve, Andrej Faruk Asllan dhe Xhunejt Asllan.

Ai udhëtoi në qytetin turk Samandag, në afërsi në Sirisë dhe u takua me dy përfaqësues të dërguar nga një biznesmen iranian, shkruan Shin Bet. Në Samandag, izraeliti dhe iraniani kanë biseduar me telefon, ndërsa në maj, sipas Shin Bet, i dyshuari ka udhëtuar në Turqi që të takohet me Andrejin, Xhunaidin dhe dy të njohur të Edit.

Pasi afaristi iranian përsëri nuk ka mundur të largohet nga Irani dhe të udhëtojë për në Turqi, izraeliti u kontrabandua në Iran në afërsi të qytetit lindor turk Van, ku u takua me Edin dhe një person tjetër me emrin Kvaxha, i cili u identifikua si pjesëtar i Forcave iraniane të sigurisë.

Gjatë atij takimi, Edi i ka propozuar të dyshuarit të kryejë misione të ndryshme në Izrael për regjimin iranian, duke përfshirë edhe dërgimin e parave apo pistoletave në lokacione të caktuara, fotografimin e sipërfaqeve publike dhe kërcënimin e civilëve izraelitë, të cilët po ashtu kanë vepruar në emër të Iranit dhe nuk kanë arritur t'i kryejnë detyrat e tyre, pohon Shin Bet.

Izraeliti u takua me pjesëtarët e intelegjencës iraniane në shtëpinë e Edit, të cilët kanë kërkuar nga ai "t'i avancojë përgatitjet për atentat" kundër kryeministrit Netanjahu, Galantit dhe Barit. "Shin Bet" kumtoi se autoritetet iraniane i kanë planifikuar vrasjet si hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanija në Teheran në korrik, për çka e akuzuan Izraelin.

Sipas hetimeve, para se për herë të dytë ta braktis Iranin, izraelitit një nga pjesëtarët e intelegjencës iraniane i ka dhënë 5.000 euro. bsh/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR