• e premte, 05 dhjetor 2025

Shikorski nuk përjashton mundësinë që Putini ta sulmojë NATO-n

Shikorski nuk përjashton mundësinë që Putini ta sulmojë NATO-n

Varshavë, 30 shtator 2025 (MIA) – Ministri polak për Punë të Jashtme, Radosllav Shikorski deklaroi sot se presidenti rus Vlladimir Putin “do të ishte i çmendur nëse do të sulmonte NATO-n”.

"Putini sulmoi Ukrainën bazuar në supozime super-optimiste dhe gaboi tmerrësisht. Por fakti që ai nuk është në gjendje të fitojë në Donbas, dhe jo NATO-n, nuk do të thotë se ai nuk mund të bëjë një tjetër gabim katastrofik", tha Shikorski për Kanalin e tretë të Radios publike polake.

Ai iu referua gjithashtu ndërhyrjeve të shpeshta të aeroplanëve dhe dronëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.

"Nuk e dimë se cilat janë qëllimet e saj (të Rusisë). Por e dimë se çfarë po bën tashmë. Ajo spiunon, ndot hapësirën tonë të informacionit me lajme të rreme dhe narrativën e saj, përdor agjencitë e inteligjencës, dërgon zjarrvënës, cakton skuadra vdekje për gazetarë, shtyn refugjatët përtej kufirit tonë. Kjo është gjithashtu një nga hapat e shkallës së përshkallëzimit", theksoi Sikorski.

Ai deklaroi se Polonia është e gatshme të rrëzojë aeroplanë dhe dronë ushtarak rus në hapësirën e saj ajrore, sepse ky është një nga elementët e sovranitetit - që shteti të kontrollojë territorin e tij dhe të ketë monopol.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR