Shi i rrëmbyeshëm përmbyti rrugët në Tokio, kaos në transport
- Shira të rrëmbyeshëm sot shkaktuan përmbytje në një pjesë të rrugëve në Tokio dhe ndërprerje serioze në trafikun hekurudhor.
- Post By Sara Ademi
- 13:22, 11 shtator, 2025
Tokio, 11 shtator 2025 (MIA) - Shira të rrëmbyeshëm sot shkaktuan përmbytje në një pjesë të rrugëve në Tokio dhe ndërprerje serioze në trafikun hekurudhor.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, vetëm për një orë në kryeqytet kanë rënë 12 centimetra shi.
Një stuhi, e shoqëruar me vetëtima, paralizoi sistemin e kontrollit për trafikun ajror dhe shërbime tjera në aeroportin "Haneda", ndërsa fluturimet u ndërprenë. Në ndërprerje është edhe trafiku hekurudhor, duke përfshirë trenin e shpejtë dhe linjat tjera në rajon.
Përmbytjet përfshinë pjesë të qytetit, ndërsa qytetarët përmes rrjeteve sociale raportuan edhe breshër. Mbi 7.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike, kumtoi Kompania Elektrike e Tokios.
Autoritetet paralajmëruan në stuhi të re gjatë natës dhe u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe rregullisht ta ndjekin parashikimin e motit. sa/
foto: Jutjub printskrin