• e mërkurë, 09 tetor 2024

Shi, breshër dhe bubullima në Kaliforni, 11.000 persona mbetën pa rrymë

Shi, breshër dhe bubullima në Kaliforni, 11.000 persona mbetën pa rrymë

Sakramento, 20 shkurt 2024 (MIA) - Mot i ligë me shi, breshër dhe bubullima ka lënë pa energji elektrike rreth 11.000 persona në shtetin federal amerikan Kalifornia.

Meteorologët paralajmëruan se mund të pritet tornado, por kjo nuk ndodhi dhe për atë shkak nuk ka dëme të konsiderueshme materiale. 

Më shumë se 11.000 konsumatorë mbetën pa rrymë për shkak të erës së fuqishme, është bërë e ditur në ueb-faqen zyrtare të rrjetit elektrik në Kalifornia.

Sipas shërbimeve lokale, moti i ligë ka shkaktuar vërshime në disa rrugë, ka shkulur drunj, ndërsa aeroporti në Santa Barbara ishte mbyllur përkohësisht. 

"Shërbimi meteorologjik kombëtar në Sakramento ka dhënë alarm për tornado për disa pjesë të rajonit Plumas dhe rajonit Bat në veri të Kalifornisë, por përveç shiut të fuqishëm, breshrit të përkohshëm dhe bubullimave, nuk ka tornado", konfirmoi meteorologu Xhefri Vud. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR