• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHGM dhe SPGPM: Gazetari dhe kameramani i Alsatit pengohen të bëjnë punën e tyre

SHGM dhe SPGPM: Gazetari dhe kameramani i Alsatit pengohen të bëjnë punën e tyre

24 janar 2024

Mëngjesin e sotëm SHGM-ja e ka pranuar një denoncim nga ekipi gazetaresk i televizionit Alsat, i cili është penguar të kryejë punën e tij në mënyrë profesionale gjatë protestës në Komunën e Çashkës para Sh.F. “Todor Janev” kundër vendosjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollë. 

Pasi kolegu Avni Tahiri dhe kameramani Novica Apostolloski arritën para komunës, disa nga protestuesit ua ndaluan qasjen dhe hyrjen në komunë dhe filluan t’i sulmojnë verbalisht, duke tentuar edhe fizikisht ta heqin kamerën, siç shihet nga video e publikuar në faqen zyrtare të Alsat TV në Facebook.

 “Çfarë po filmon… Ule kamerën, të kanë thënë 100 herë ta ulësh kamerën, ndalo!” Në reagimin e kameramanit Apostoloski, i cili thotë – Unë nuk kam ardhur në shtëpi për të filmuar, një nga protestantët thotë: “Epo, më ke ardhur në shtëpinë time, kjo është e imja, është shtetërore, vetëm kaq keni mësuar. Dil prej andej, hajde.”

 Më pas, pas një bisede të shkurtër të papërshtatshme, personi që tenton të dëbojë kameramanin, hyn në komunë dhe nuk e lejon të futet në komunë. Sipas kolegut Tahiri, pas ngjarjes ata kanë tentuar sërish të hyjnë në komunë për të marrë deklaratë nga kryetari i komunës, por janë penguar edhe një herë të hyjnë, këtë herë nga roja në komunë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM) kërkojnë shpjegim nga komuna lidhur me parandalimin e hyrjes së ekipit gazetaresk në një institucion publik. Duam të theksojmë qartë se qëndrimi ndaj gazetarëve dhe mediave që punojnë në terren është i një rëndësie kritike për lirinë e informimit dhe të shprehjes në një shoqëri demokratike. 

Dhuna dhe pengimi i gazetarëve për të kryer detyrën e tyre profesionale është i papranueshëm, nuk është në përputhje me vlerat demokratike dhe kontribuon në censurë.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR