• e diel, 22 dhjetor 2024

Shenen Doerti kumtoi se kanceri i gjirit i është përhapur në tru

Shenen Doerti kumtoi se kanceri i gjirit i është përhapur në tru

Los Angjelos, 8 qershor 2023 (MIA) - Aktorja amerikane, Shenon Doerti, ndoshta më e njohur për rolin e Brendës në serialin për të rinj "Beverli Hills 90210", i njoftoi adhuruaesit e saj se kanceri i është përhapur në tru.

"Më 5 janar, skanimi tregoi metastaza në trurin tim. Videoja e djeshme e tregon procesin e adaptimit të maskës që e mbani gjatë rrezatimit të trurit. Më 12 janar u mbajt raundi i parë i rrezatimit", shkroi Doerti duke ndarë video nga vetja e saj në spital.

Më pas iu falënderua, siç tha, mjekëve të shkëlqyeshëm dhe teknikëve të jasshtëzakonshëm.

"Por ajo frikë... Koha dhe çastet e caktuara të kaluara këtu dhe e tërë kjo... Ja si mund të duket kanceri", shtoi ajo.

Asaj i është diagnostikuar kanceri i gjirit në vitin 2015. Pas mastektomisë, një vit më vonë sëmundja ishte në remision, por tashmë në vitin 2019, Shenon mkuptoi se i ishte kthyer kanceri, i përhapur dhe në fazë të katërt.

Paraprakisht këtë vit u kumtua edhe se Doerti ndahet nga bashkëshorti i saj Kurt Isvarienko, me të cilin u martua në vitin 2011. Zëdhënësja e saj, Lesli Slloun theksoi se shkaktare e ndarjes është një grua tjetër. ab/

Foto: Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR