• e premte, 05 korrik 2024

Shembje në një minierë nefriti në Mjanmar, jetën e humbën 32 minatorë

Shembje në një minierë nefriti në Mjanmar, jetën e humbën 32 minatorë

Nejpido, 16 gusht 2023 (MIA) - Së paku 32 persona e humbën jetën në rrëshqitjen e dheut në një minierë nefriti në pjesën veriore të Mjanmarit, deklaroi sot përfaqësuesi i shërbimit lokal zjarrfikës.

Shembja ndodhi të dielën në qytetin planor Hpakant në shtetin Kaçin, deklaroi Sa Taj Za nga shërbimi zjarrfikës për CNN.

Autoritetet ua kthyen të gjitha trupat e miratorëve familjarëve të tyre, përveç njërit. Mjanmari prodhon rreth 70 për qind të nefritit botëror, ndërsa Hpakant është shtëpia e disa prej minierave më të mëdha dhe më fitimprurëse të atij minerali në botë, në vlerë prej miliarda dollarësh. ab/

foto: Printskrin JuTjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR