• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shekerinska: NATO nuk do të lejoj ndonjë vakum të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë

Shekerinska: NATO nuk do të lejoj ndonjë vakum të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë

Sarajevë, 26 shtator 2025 (MIA) – Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska deklaroi sot në Sarajevë se Aleanca nuk do të lejojë vakum të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.

Më parë, lideri serb Milorad Dodik deklaroi se do të kërkojë nga Moska të ndërpresë misionin ushtarak EUFOR në Bosnje e Hercegovinë.

"NATO është përgjithmonë e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës. NATO nuk do të lejojë destabilizimin e Bosnje e Hercegovinës. Pavarësisht rezultatit të seancës së ardhshme të Këshillit të sigurimit të KB-së, NATO nuk do të lejojë vakum të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë", deklaroi Shekerinska.

Misioni ushtarak ALTEA i forcave evropiane EUFOR miratohet çdo gjashtë muaj nga KS i KB-së. Dodiku më parë deklaroi se do t'u kërkonte përfaqësuesve rusë në KS të KB-së të vënë veto ndaj zgjatjes së mandatit të misionit EUFOR.

Aleanca Veriatlantike ka treguar se në rast se misioni nuk vazhdohet, ekziston mundësia e kthimit të forcave të NATO-s në Bosnje e Hercegovinë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR