Shefja e FMN-së Kristalina Georgieva porosit: Doganat amerikane janë rrezik serioz për ekonominë globale
- – Doganat gjithëpërfshirëse të cilat i publikoi presidenti amerikan Donald Tramp përfaqësojnë rrezik të konsiderueshëm për ekonominë botërore, deklaroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.
- Post By Fitore Curri
- 08:42, 4 prill, 2025

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) – Doganat gjithëpërfshirëse të cilat i publikoi presidenti amerikan Donald Tramp përfaqësojnë rrezik të konsiderueshëm për ekonominë botërore, deklaroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.
“Ende e vlerësojmë implikimin makroekonomik të këtyre masave, por ato dukshëm përfaqësojnë kërcënim serioz për perspektivat globale ekonomike në kohë kur rritja është e lehtë”, deklaroi Georgieva.
Ajo shtoi se është kyçe që të shmangen hapa të cilat do të mundeshin edhe më shumë ta përkeqësojnë situatën dhe bëri thirrje që SHBA-ja dhe partnerët e saj tregtarë të punojnë në mënyrë konstruktive në uljen e tensioneve. fc/
Foto: Arkivi