Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas për vizitë në Kiev
- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas ka arrit sot në Kiev.
- Post By Fami Bajrami
- 12:20, 13 tetor, 2025
Kiev, 13 tetor 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas ka arrit sot në Kiev.
"Sot jam në Kiev për bisedime mbi mbështetjen financiare dhe ushtarake, sigurinë energjetike dhe mbajtjen e përgjegjësisë së Rusisë për krimet e saj të luftës", shkroi Kallas në rrjetin social Iks.
Ajo shtoi se ukrainasit frymëzojnë të gjithë botën me guximin e tyre. Kallas u prit në stacionin hekurudhor të
Kievit nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sibiha.
Më parë, Kallas tha se partnerët e Ukrainës duhet ta rrisin presionin ndaj Rusisë që t'i jepet luftës.
foto: arkivi