• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i ushtrisë amerikane: Është shumë herët të thuhet nëse dështoi ofenziva ukrainase

Shefi i ushtrisë amerikane: Është shumë herët të thuhet nëse dështoi ofenziva ukrainase

Londër, 10 shtator 2023 (MIA) - Është tejet herët të thuhet nëse ofenziva verore e Ukrainës nuk pati sukses, deklaroi gjenerali Mark Mili, komandant i Shtatmadhorisë së bashkuar të SHBA-së.

"Ajo ofenzivë filloi para rreth 90 ditëve. U zhvillua më ngadalë se sa parashihnin planifikuesit. Por, ky është dallimi mes asaj që (teoricieni ushtarak Karl fon) Klauzevic e quajti luftë në letër dhe luftë të vërtetë. Do të thotë, këta janë njerëz të vërtetë në automjete të vërteta të cilët luftojnë nëpër fusha të vërteta me predha, dhe ka vdekje dhe shkatërrime reale, ndërkaq që ka konflikt të vërtetë. Dhe mbetet akoma kohë e matur, me siguri rreth 30 deri 45 ditë, ë vlefshme për luftë kundër kushteve të motit", tha ai në deklaratë për emisionin "Sunday With Laura Kuenssberg" në BBC.

"Do të thotë, ukrainasit nuk kanë mbaruar... Kjo betejë nuk ka përfunduar. Ata nuk e përfunduan pjesën luftarake nga ajp që po tentojnë ta arrijnë. Kështu që, do të shohim, është herët të thuhet se si do të përfundojë kjo. Ata së paku arritën pjesërisht në atë që e projektuan dhe kjo është me rëndësi. Ndërkaq, më pas do të fillojnë reshjet e shiut, e më pas edhe dimri i thellë. Dhe atëherë në atë moment do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Por, tani është herët të thuhet nëse kjo ofenzivë dështoi apo jo", deklaroi gjenerali amerikan. ab/

Foto: BBC printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR