Shefi i Shtatmadhorisë izraelite sheh mundësi për armëpushim në Gazë
- Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës izraelite, Ejal Zamir, deklaroi se po rriten mundësitë për marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, në kuadër të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtur nga lëvizja palestineze Hamas, transmeton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:09, 21 korrik, 2025
Gazë, 21 korrik 2025 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës izraelite, Ejal Zamir, deklaroi se po rriten mundësitë për marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, në kuadër të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtur nga lëvizja palestineze Hamas, transmeton DPA.
Zamir këtë e tha para ushtarëve izraelit në Gazë, sipas burimeve të armatës.
Izraeli dhe Hamasi për muaj të tërë kanë zhvilluar bisedime indirekte në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim arritjen e kompromisit. Në negociata po ndërmjetësojnë diplomatë nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja.
Zamir deklaroi se armata është e gatshme për të gjitha skenaret e mundshme. qa/
Foto: arkivi