Shefi i Shtatamdhorisë së Armatës për vizitë në kontingjentet maqedonase të sistemuar në Rumani dhe Bullgari
- Shefi i Shtamadhorisë së Armatës, gjeneral-majori, Sashko Lefçinski, i cili qëndron për vizitë treditore pune në Rumani dhe Bullgari i ka vizituar pjesëtarët e kontingjentit maqedonas të sistemuar në kuadër të aktiviteteve të NATO-s " Forward Land Forces – FLF", njoftuan nga zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin publik të Shtamadhorisë.
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i Shtamadhorisë së Armatës, gjeneral-majori, Sashko Lefçinski, i cili qëndron për vizitë treditore pune në Rumani dhe Bullgari i ka vizituar pjesëtarët e kontingjentit maqedonas të sistemuar në kuadër të aktiviteteve të NATO-s " Forward Land Forces – FLF", njoftuan nga zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin publik të Shtamadhorisë.
Në kuadër të vizitës në Rumani, me ftesë të shefit të Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Rumanisë, gjenerali Gjeorgjita Vlad, gjener-majori Lefçinski ka marrë pjesë dje në Ditën për mysafirë të lartë të stërvitjes multinacionale "Dacian Fall 2025", e cila u mbajt në poligonin për stërvitje në Çinku.

Stërvitja shumëkombëshe "Dacian Fall 2025", e cila po zbatohet nga 20 tetori deri më 13 nëntor, thuhet në komunikatë, mblodhi rreth 5.000 ushtarë nga 10 vende-anëtare të NATO-s, duke konfirmuar gatishmërinë, bashkëpunimin dhe unitetin e Aleancës.
Gjatë qëndrimit të tij në Rumani, gjenerali Lafçiski u takua gjithashtu me Komandantin e Korpusit shumëkombësh juglindor, gjeneral-majori Kristian Dan dhe komandantin e Divizionit shumëkombësh juglindor, gjeneral-majori Dorin Toma, në të cilin u theksua profesionalizmi dhe kontributi i ushtarëve maqedonas të vendosur në kuadër të aktivitetit të NATO-s "Forward Lands Forces - FLF".

Në kuadër të vizitës në Republikën e Bullgarisë, delegacioni i Armatës i udhëhequr nga gjeneral-major Lafçiski u takua me komandantin e Forcave të Përbashkëta të Republikës së Bullgarisë, gjeneral-majorin Stanimir Hristov, komandantin e Brigadës "Pinerolo", gjeneral brigade Paolo Vedove dhe komandantin e Grupit luftarak shumëkombësh në Republikën e Bullgarisë, kolonel Matia Shiroko.

Në takime u konfirmua ndërveprimi i plotë i kontingjentit maqedonas me forcat e tjera të ushtrive të NATO-s në këtë përbërje, pas së cilës gjeneral-majori Lafçiski vizitoi pjesëtarët e Armatës, si pjesë e Grupit lufatarak shumëkombësh të NATO-s në Novo Sellë, ku i vlerësoi ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave.
"Kontributi i Armatës në aktivitetet e NATO-s në Rumani dhe Republikën e Bullgarisë filloi në fund të vitit 2022 me dërgimin e dy formacioneve të saj në këto vende, ku, së bashku me pjesëtarët e Forcave të Armatosura Aleate, ato janë pjesë integrale e sistemit kolektiv të parandalimit dhe mbrojtjes, thuhet në komunikatë.mb/
Foto: Shtatmadhoria e ARM-së