• e diel, 07 korrik 2024

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi: Jemi gati për një ofensivë tokësore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit,  Herzi Halevi: Jemi gati për një ofensivë tokësore

 Tel-Aviv, 24 tetor 2023 (MIA)  -  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës së Izraelit, Herzi Halevi, deklaroi se forcat tokësore izraelite janë "shumë mirë të përgatitura" për ofensivën e paralajmëruar tokësore në veri të Rripit të Gazës.

 "Duam ta reduktojmë Hamasin deri në pikën e zhdukjes. Udhëheqësit e tyre, krahu i tyre ushtarak. Prandaj sulmojmë me të gjithë forcën tonë. I vrasim komandantët e tyre të lartë, operativët, shkatërrojmë infrastrukturën e tyre dhe e bëjmë të gjithë këtë me vendosmëri të madhe", deklaroi Halevi, raportoi "Tajms of Izrael".

 Gjenerali shtoi se manovra për ofensivln në jug është e përgatitur mirë.

 Duke folur për shtyrjen e dukshme të ofensivës tokësore, Halevi tha se ekzistojnë "mendime taktike, operative dhe strategjike" që i japin më shumë kohë ushtrisë izraelite.

 "Forcat tona do të kenë më shumë kohë që mirë "të përgatiten dhe kjo është ajo që po bëjmë tani", tha Halevi.

 Foto: Muslim Miror

 

QËNDRONI TË LIDHUR