Shefi i Shtabit të Izraelit dha dorëheqje për shkak të sulmeve të 7 tetorit
- Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, ka dhënë dorëheqje, duke përmendur mossukseset e ushtrisë izraelite në lidhje me sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi, bëri të ditur sot një zëdhënës ushtarak.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:34, 21 janar, 2025
Tel Aviv, 21 janar 2025 (MIA) - Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, ka dhënë dorëheqje, duke përmendur mossukseset e ushtrisë izraelite në lidhje me sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi, bëri të ditur sot një zëdhënës ushtarak.
Dorëheqja e Halevit do të hyjë në fuqi më 6 mars, tha zëdhënësi, raportoi DPA.
Hapi erdhi "në një kohë kur ushtria izraelite ka bërë arritje të rëndësishme dhe është në proces të zbatimit të marrëveshjes për lirimin e pengjeve tanë", tha Halevi në një deklaratë.
Disa përfaqësues ushtarakë izraelitë dhanë dorëheqjen pasi 1.200 njerëz u vranë nga militantët palestinezë në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit 2023.
Rreth 250 persona u rrëmbyen në Rripin e Gazës në sulme të paprecedentë që e shtynë Izraelin të nisë një luftë në territorin palestinez.
Shumë izraelitë kanë akuzuar kryeministrin Benjamin Netanjahu se nuk ka marrë përgjegjësinë personale për mossuksesin politik dhe ushtarak të 7 tetorit.