• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i OSBE-së në Kosovë për mbylljen e zyrave postare në veri: Nevojitet vazhdim i menjëhershëm i dialogut

Shefi i OSBE-së në Kosovë për mbylljen e zyrave postare në veri: Nevojitet vazhdim i menjëhershëm i dialogut

Prishtinë, 7 gusht 2024 (MIA) - Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Majkëll Devenport e ka vlerësuar si “urgjent” kthimin e palëve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Devenport shkroi në faqen e tij në platformën "X" se ngjarjet e fundit në Kosovë – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet e ripërtërira për hapjen e urës për komunikacion në Mitrovicë – “ka theksuar urgjencën e kthimit të dialogut”.

"Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja. Por ky duhet të jetë dialog i fokusuar edhe një herë në përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe rritur familjet e tyre këtu", ka thënë Devenport.

Për mbylljen e postave serbe në katër komunat më shumicë serbe në veri te Kosovës kanë reaguar edhe misionet e tjera në Prishtinë, si dhe zyra e Bashkimit Evropian dhe ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë ku veprimet e qeverisë së Albin Kurtit i kanë vlerësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

QËNDRONI TË LIDHUR