Shefi i OBSH-së niset për në Siri
- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus njoftoi se është nisur për në Siri.
- Post By Sara Ademi
- 21:53, 9 shkurt, 2023

Gjenevë, 9 shkurt 2023 (MIA) - Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus njoftoi se është nisur për në Siri.
"Unë jam rrugës për në Siri ku OBSH-ja i mbështet operacionet mjekësore bazë në zonat e goditura nga tërmeti", shënoi ai në Tuiter.
Sipas "Helmetave të Bardha", numri i të vdekurve në tërmetin në Sirinë veriperëndimore u rrit në 2.030 viktima, ndërsa 2.950 njerëz janë lënduar. sa/