• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i OBSH-së: Lufta në Gaza ka pasoja katastrofike për shëndetin

Shefi i OBSH-së: Lufta në Gaza ka pasoja katastrofike për shëndetin

Gjenevë, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, tha sot se lufta në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit ka pasoja "katastrofike" shëndetësore.

OBSH thirri një takim të posaçëm për situatën shëndetësore në territoret palestineze dhe shefi i saj tha se sistemi shëndetësor atje ishte në kolaps dhe mjekët po përballeshin me një punë të pamundur.

"Pasojat shëndetësore të konfliktit janë katastrofike dhe punonjësit e shëndetësisë po bëjnë më të mirën në kushte të paimagjinueshme", tha Tedros Gebrejesus, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, në hapjen e takimit në Gjenevë.

Ai paralajmëroi se edhe pse më shumë njerëz lëvizin në territore gjithnjë e më të vogla, mbipopullimi, i shoqëruar me mungesën e ushqimit, ujit, strehimit dhe kanalizimeve adekuate, krijon kushte ideale për përhapjen e sëmundjeve.

Gebrejesus përmendi shenjat shqetësuese të shpërthimit të sëmundjeve, të cilat duket se do të përkeqësohen me përkeqësimin e situatës dhe ardhjen e dimrit.

"Sistemi shëndetësor i Gazës është në gjunjë dhe në kolaps", tha shefi i OBSH-së, duke shtuar se vetëm 14 nga 36 spitalet janë duke funksionuar me një fraksion të kapacitetit, dhe dy prej tyre ndodhen në veri të zonës bregdetare. sa/

foto: Arkivi  iMIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR