• e enjte, 01 gusht 2024

Shefi i OBSH-së konfirmoi se në Gazë është zbuluar poliovirus

Shefi i OBSH-së konfirmoi se në Gazë është zbuluar poliovirus

Bruksel, 31 korrik 2024 (MIA) - Shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot konfirmoi se në Gazë është zbuluar prani e poliovirusit dhe paralajmëroi se fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta së shpejti do të infektohen nëse shpejtë nuk ndërmerren masa parandaluese.

Një ditë pasi OBSH-ja publikoi se është besueshmëria e madhe se ka raste të paralizës së fëmijëve te popullata në Gazë, drejtori i organizatës ka shprehur brengosje në "X" për çmimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit që e ka për jetët e njerëzve.

Ai potencoi se prania e poliovirusit në Gazë flet për kushtet e tmerrshme me të cilat ballafaqohet popullata e atjeshme. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR