• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i NATO-s paralajmëroi se do të insistojë që anëtaret të ndajnë më shumë për mbrojtjen

Shefi  i NATO-s paralajmëroi se do të insistojë që anëtaret të ndajnë më shumë për mbrojtjen

Kopenhagë, 15 maj 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot tha se në samitin e ardhshëm të liderëve të vendeve-anëtare të Aleancës, fuqishëm do të insistojë në një përkushtim shumë më të fortë për shpenzimet e mbrojtjes nga dy për qind e tanishme të  bruto prodhimit vendor (BPV). 

Gjatë Samitit për Demokraci në Kopenhagë, në të cilin merr pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmuseni, Stoltenbergu theksoi se shpreson që “në Uillnus do të arrijnë të bien dakord për një përkushtim shumë më të fortë”, gjegjësisht që dy për qind e BPV-së do të të jetë  ndarje  minimale, e jo maksimale për mbrojtjen. 

Stoltenbergu, përmes lidhjes video, premtoi se "do të përpiqet të arrijë një konsensus sepse jetojmë në një botë më të rrezikshme që kërkon më shumë investime në mbrojtje".

 Ai tha edhe se kur do të arrihet marrëveshje, vendet e NATO-s duhet menjëherë ta zbatojnë, e jo të presin dekada për t'i rritur shpenzimet për mbrojtje.

 Stoltenbergu theksoi se shefat e shteteve ose qeverive të NATO-s pritet të miratojnë një paketë ndihme shumëvjeçare për transformimin e ushtrisë ukrainase nga epoka sovjetike në standardet moderne të NATO-s.

 Liderët e Koresë së Jugut, Zelandës së Re dhe Australisë, gjithashtu, do të marrin pjesë në  Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uillnus të Lituanisë nga 11 deri më 12 korrik. ar/

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR