• e diel, 22 dhjetor 2024

Shefi i NATO-s: Pakti i Rusisë dhe Koresë së Veriut tregon mbështetje të ndërsjelltë të forcave autoritare

Shefi i NATO-s: Pakti i Rusisë dhe Koresë së Veriut tregon mbështetje të ndërsjelltë të forcave autoritare

Otavë, 20 qershor 2024 (MIA) - Pakti i ri mbrojtës i Rusisë me Korenë e Veriut tregon harmonizim të shtuar mes forcave autoritare dhe e thekson rëndësinë e demokracive të paraqesin front të bashkuar, deklaroi shefi i NATO-s.

Presidenti rus, Vlladimir Putin nënshkroi marrëveshje me liderin verikorean, Kim Xhong Un e cila përfshin përkushtim të ndërsjelltë mbrojtës, hap që e ndryshon politikën e Moskës ndaj Phenianit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Koreja e Veriut i ka parashtruar "sasi të madhe municioni" Rusisë, përderisa Kina dhe irani ushtarakisht e mbështesin Moskën në luftën kundër Ukrainës.

"Duhet të jemi të vetëdijshëm se forcat autoritare gjithnjë e më shumë po bashkohen. Ato mes veti mbështeten në mënyrë në të cilën deri më tani nuk e kemi parë", tha Stoltenberg në panel diskutimin gjatë vizitës zyrtare në Otavë.

"Kur ato janë gjithnjë e më shumë të bashkuara - regjime autoritare so Koreja e Veriut dhe Kina, Irani, Rusia - atëherë është akoma më me rëndësi të jemi të bahskuar si vende të cilat besojnë në liri dhe demokraci", tha ai.

Afërsia e shtuar mes Rusisë dhe vendeve të tjera aziatike do të thotë se është akoma më me rëndësi NATO-ja të punojë me aleatët në Azi dhe Pacifik, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar se prandaj liderët e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut kanë ftesë për samitin e NATO-s në Uashington, muajin e ardhshëm. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR