• e premte, 05 dhjetor 2025

Shefi i NATO-s i drejtohet Putinit: Ndalo përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Shefi i NATO-s i drejtohet Putinit: Ndalo përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Bruksel, 10 shtator 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i dërgoi një mesazh Vladimir Putinit pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

"Ndalojeni luftën në Ukrainë. Ndalojeni përshkallëzimin e luftës. Ndalojeni shkeljen e hapësirës ajrore aleate dhe dijeni se jemi gati", tha Rute.

Duke folur për mediat, ai tha se incidenti ishte një vazhdim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe paralajmëroi Moskën se aleatët ishin "të vendosur të mbronin çdo centimetër të territorit".

I pyetur nga një gazetar nëse besonte se inkursioni me dron ishte i qëllimshëm, ai tha se ende bëhet vlerësimi. Ai lavdëroi reagimin e Aleancës dhe falënderoi të gjitha forcat që morën pjesë, duke vënë në dukje se Polonia, Holanda, Italia dhe Gjermania morën pjesë në operacion. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR