Shefi i NATO-s fton për qetësim të situatës pas sulmit izraelit ndaj Iranit
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se është "thelbësore të punohet në qetësimin e situatës" pas sulmit të sotëm izraelit dhe objektivave bërthamore në Iran.
Stokholm, 13 qershor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se është "thelbësore të punohet në qetësimin e situatës" pas sulmit të sotëm izraelit dhe objektivave bërthamore në Iran.
"Kjo qartazi është një situatë që po zhvillohet shpejtë dhe është një veprim i njëanshëm nga ana e Izraelit", tha Rute gjatë një takimi me kryeministrin suedez, Ulf Kristerson.
"Tani është thelbësore për një numër të madh aleatësh, përfshirë edhe SHBA-në të punojnë për qetësimin e situatës", shtoi ai.
Izraeli sot kreu një seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke synuar rreth 100 objektiva, përfshirë impiantet bërthamore. Komandantë ushtarak iranian dhe ekspertë bërthamor u vranë në sulmet izraelite.
Teherani u përgjigj me lansimin e dronëve në territorin izraelit.
Kryeministri suedez tha se ajo që ndodhi në rajonin e pasigurt rrezikon të përkeqësojë ndjeshëm situatën.
Kristerson tha se ekziston një konsensus i gjerë që Irani nuk mund të lejohet të zhvillojë armë bërthamore, por shtoi se çështja duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve.
Ai tha se sulmet "ndoshta do të rrisin rreziqet nga kërcënimet terroriste dhe aktivitete të tjera të rrezikshme". qa/
Foto: EPA