• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i NATO-s drejtuar Erdoganit: Suedia i përmbushi obligimet e veta ndaj Turqisë për hyrje në NATO

Shefi i NATO-s drejtuar Erdoganit: Suedia i përmbushi obligimet e veta ndaj Turqisë për hyrje në NATO

Bruksel, 4 qershor 2023 (MIA) - Suedia i përmbushi obligimet e saj ndaj Turqisë, dekalroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit dyorësh me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Turqia tashmë 13 muaj po e bllokon hyrjen e Suedisë në NATO, duke e akuzuar për lëshim ndaj aktivistëve kurdë të cilët jetojnë në territorin e saj.

Stoltenberg shfaqi shpresë se Turqia do ta miratojë hyrjen e Suedisë në NATO para samitit të shefave të shteteve anëtare të Aleancës më 11 dhe 12 qershor në Vilnus.

Shefi i NATO-s e falënderoi Turqinë që i është përgjigjur kërkesës për dërgim të përforcimit në veri të Kosovës.

Ministria turke e Mbrojtjes dje kumtoi se planifikon të dërgojë forca të veta në Kosovë si përgjigje ndaj kërkesës së NATO-s për t'iu bashkuar forcave paqësore të KFOR-it pas trazirave në veri të Kosovës.

Stoltenberg dje mori pjesë në inaugurimin e Erdognait, i cili e filloi mandatin e tij të tretë presidencial, që do të zgjasë pesë vite. ab/

Foto ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR