• e diel, 22 dhjetor 2024

Shefi i Ligës Arabe: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën 'e vonuar dhe e pamjaftueshme'

Shefi i Ligës Arabe: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën 'e vonuar dhe e pamjaftueshme'

Kajro, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Geit, kritikoi sot rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rritjen e ndihmave humanitare për Gazën, duke e cilësuar atë "të vonuar dhe të papërshtatshme", njoftoi DPA, duke cituar mediat egjiptiane.

Pas disa ditë debati, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje një rezolutë që kërkon më shumë ndihmë humanitare për civilët në Gaza. Anëtarët e Këshillit ranë dakord për një tekst jashtëzakonisht të zbutur, falë të cilit SHBA-ja votoi me "abstenim" në vend që të vendosë veton ndaj tij, siç bëri me një projekt-rezolutë tjetër.

Abul Geit tha se rezoluta është miratuar shumë vonë dhe nuk bëri thirrje për një armëpushim të plotë në enklavën me popullsi të dendur.

"Rezoluta është një përpjekje për të parandaluar urinë në Rripin e Gazës dhe për të shpëtuar njerëzit, kryesisht gratë dhe fëmijët, nga situata katastrofike, por nuk mjafton për të ndaluar agresionin izraelit dhe gjithashtu nuk përfshin thirrjet për armëpushim", tha Abul Geit.

"Gaza nuk ka nevojë vetëm për ndihmë humanitare, por kryesisht i nevojitet mbrojtje e popullatës civile nga bombardimet e vazhdueshme dhe shpallje e një armëpushimi të qëndrueshëm", shtoi ai.

Rezoluta, e cila është e detyrueshme sipas ligjit ndërkombëtar, i bën thirrje Izraelit të mundësojë "shpërndarjen e menjëhershme, të sigurt dhe të papenguar të ndihmave humanitare në përmasa të përcaktura drejtëpërdrejtë për popullatën civile në të gjithë Rripin e Gazës. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR