• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Shefi i Komandës së NATO-s në Napoli, Munsh në Prishtinë në takim me kryeministrin Kurti

Shefi i Komandës së NATO-s në Napoli, Munsh në Prishtinë në takim me kryeministrin Kurti

Prishtinë, 27 gusht 2024 (MIA) - Komandanti i Komandës së Përbashkët Aleate (KPA) në Napoli, admirali amerikan Stjuart Munsh, i cili sot ka mbërritur në Kosovë, ka takuar sot pasdite kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për aktivitetet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, në funksion të garantimit të sigurisë në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën nga Komanda e Aleancës në Napoli pas takimit të Admiral Munsh me kryeministrin e Kosovës thuhej se biseda ishte "përqendruar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet" dhe në mbështetjen e NATO-s për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Komandanti i KPA-së së Napolit, Admirali Stjuart Munsh, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqëndruan në aktivitetet e KFOR-it për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme për të gjitha komunitetet anembanë Kosovës dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, thuhet në kumtesën nga komanda e NATO-s.

Gjatë ditës, Munsh është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, ndërsa në telefon ka biseduar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila siç ka bërë të ditur kabineti i saj, nuk ka mundur ta takojë në zyrë për shkak të gjendjes aktuale shëndetësore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR