• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas arriti në SHBA që të bisedojë për formulën paqesore të Zelenskit

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas arriti në SHBA që të bisedojë për formulën paqesore të Zelenskit

Kiev, 13 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak arriti në SHBA që të bisedojë për formulën për paqe, të propozuar nga presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, si dhe për përforcimin e mbrojtjes ukrainase.

"Do të realizoj takime në Shtëpinë e Bardhë, në Kongres, në qendrat analitike, me përfaqësues të organizatave publike. Formula paqesore e presidentit, përforcimi i mbrojtjes së Ukrainës, thellimi gjithëpërfshirës i bashkëpunimit dhe shumë tema tjera të rëndësishme", potencoi Jermak.   

Ai publikoi se ka arritur në SHBA si pjesë e delegacionit ukrainas, i udhëhequr nga Julija Sviridenko, zëvendës kryeministre dhe ministre e Ekonomisë.

Shefi i kabinetit presidencial iu falënderua partnerëve ukrainas për përkrahjen.

Në bisedën e djeshme me telefon, Jermak dhe këshilltari për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Xhejk Salivan kanë biseduar për nevojën për dërgesë me kohë të armëve dhe municionit për mbrojtje efikase nga sulmet ruse. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR