• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase: Do të përballemi me situatë të vështirë, por jo edhe katastrofike

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase: Do të përballemi me situatë të vështirë, por jo edhe katastrofike

Kiev, 22 prill 2024 (MIA) - Nga mesi i majit deri në fillim të qershorit Ukraina do të jetë në situatë të vështirë, por pa pasoja katastrofike, deklaroi shefi i shërbimit ukrainas të inteligjencës ushtarake Kirilo Budanov për BBC Ukrainë.

"Sipas mendimit tonë, në një të ardhme të afërt do të përballemi me një situatë të vështirë. Por, kjo nuk është katastrofike, gjithashtu duhet të kuptohet. Armegadon nuk do të ndodh, sikur shumë persona tani fillojnë të flasin. Por, do të ketë probleme nga mesi i majit", parashikon Budanov.

Budanov sqaroi se parashikimet e tij kanël të bëjnë me gjithë Ukrainën, e jo vetëm me situatën në afërsi të zonës luftarake. Ai tha se "rusët do të përdorin qasje gjithpërfshirëse.

"Ata (rusët) zbatojnë operacion gjithpërfshirës. Nuk do të flasim shumë për këtë, por do të jetë e vështirë. Mesi i maji, fillimi i qershorit", theksoi Budanov. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR