Shefi i inteligjencës ruse, Sergej Narishkin, ka zhvilluar bisedë telefonike me shefin e CIA-s, Xhon Ratklif
- – Drejtori i Shërbimit rus për Inteligjencë të Jashtme (SVR), Sergej Narishkin, njoftoi se ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, shefin e CIA-s, Xhon Ratklif, që është biseda e tyre e dytë zyrtare nga mesi i marsit dhe në kushte të afrimit gjithnjë e më të dukshëm mes Moskës dhe Uashingtonit.
- Post By Fitore Curri
- 14:41, 29 qershor, 2025
Moskë, 29 qershor 2025 (MIA) – Drejtori i Shërbimit rus për Inteligjencë të Jashtme (SVR), Sergej Narishkin, njoftoi se ka realizuar bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, shefin e CIA-s, Xhon Ratklif, që është biseda e tyre e dytë zyrtare nga mesi i marsit dhe në kushte të afrimit gjithnjë e më të dukshëm mes Moskës dhe Uashingtonit.
“Zhvillova bisedë telefonike me homologun tim amerikan dhe u pajtuam se do të mund të lajmërohemi në çdo kohë që të bisedojmë për çështje që janë me interes për ne”, tha Narishkin në televizionin shtetëror rus, pa dhënë detaje.
Narishkin, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Vladimir Putin, dhe Ratklif paraprakisht biseduan më 11 mars, kontakti i tyre i parë i njohur pas kthimit të Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë.
Këto dy biseda telefonike zyrtare mes dy shefave të shërbimeve të inteligjencës, SVR-së ruse dhe CIA-s amerikane, zhvillohen në kohë kur marrëdhëniet diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit filluan të ngrohen edhe krahas konfliktit në Ukrainë në të cilin amerikanët formalisht e mbështesin Kievin.
Por, ende ekzistojnë shumë mospajtime të ndërsjella mes Moskës dhe Uashingtonit, duke pasur parasysh numrin e viteve të tensioneve ekstreme.
Konkretisht, amerikanët vazhdojnë tu japin informacione të rëndësishme forcave ukrainase pas më shumë se tre vjet ofensivë të madhe të armatës ruse në territorin ukrainas.
Në mars, Sergej Narishkin dhe Xhon Ratklif “u pajtuan të mbajnë kontakte të rregullta”, njoftoi një burim rus. fc/
Foto: EPA