Shefi i intelegjencës së IDF-së e mori përgjegjësinë për dështimin e intelegjencës
- Shefi i intelegjencës së forcave të mbrojtjes izraelite (IDF) deklaroi se ai është fajtor për dështimet e intelegjencës që e çuan deri aty që Hamasi të kryejë sulmin e tij masiv ndaj Izraelit më 7 tetor.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:02, 17 tetor, 2023

Jerusalem, 17 tetor 2023 (MIA) - Shefi i intelegjencës së forcave të mbrojtjes izraelite (IDF) deklaroi se ai është fajtor për dështimet e intelegjencës që e çuan deri aty që Hamasi të kryejë sulmin e tij masiv ndaj Izraelit më 7 tetor.
Në letrën drejtuar ushtarëve, gjeneralmajori Aharon Haliva ka shkruar: "Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, nën komandën time, dështoi të paralajmëronte për një sulm terrorist të kryer nga Hamasi”.
"Dështuam në misionin tonë më të rëndësishëm dhe si drejtues i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake mbaj përgjegjësinë e plotë për dështimin", theksoi ai.
Haliva theksoi se do të ketë hetime "të thella dhe gjithëpërfshirëse", por detyra e vetme e IDF-së tani është të "luftojë përsëri dhe të fitojë".
Përmbajtja e letrës është publikuar në mediat izraelite. qa/