Shefi i gardës së Iranit drejtuar Izraelit: Do të ketë "pasoja të hidhura" për sulmet ndaj objekteve ushtarake
- Komandanti suprem i Gardës revolucionare të Iranit, Hosein Salami, sot paralajmëroi Izraelin se do të ketë "pasoja të hidhura" për sulmet izraelite ndaj objekteve ushtarake të Iranit të shtunën, publikuan mediat iraniane.
- Post By Fami Bajrami
- 09:25, 28 tetor, 2024
Teheran, 28 tetor 2024 (MIA) - Komandanti suprem i Gardës revolucionare të Iranit, Hosein Salami, sot paralajmëroi Izraelin se do të ketë "pasoja të hidhura" për sulmet izraelite ndaj objekteve ushtarake të Iranit të shtunën, publikuan mediat iraniane.
Salami tha se Izraeli "ka dështuar në arritjen e objektivave tmerruese" të sulmeve duke e quajtur atë "gjykim të gabuar dhe pafuqishëm".
Ai paralajmëroi se "pasojat e hidhura do të jenë të paparamenduara" për Izraelin i cili lufton kundër organizatave të mbështetura nga Teherani në Gazë dhe Liban.
Izraeli filloi një sulm ndaj objekteve ushtarake në Iran të shtunën në mëngjes si hakmarrje për sulmet raketore iraniane në territorin e tij më 1 tetor dhe sulmeve nga organizatat islamike të mbështetura nga Teherani, siç është Hamasi palestinez në Rripin e Gazës dhe Hezbollahu në Liban.
Ushtria izraelite ka gjuajtur objektet e prodhimit të raketave dhe bateritë për raketat tokë- ajër dhe sisteme të tjera ajrore në vend. rq/
Foto: arkivi i MIA-s