Shefi i FBI-së Patel - Nuk ka informata të besueshme se Epstajn ka tregtuar të mitura tek persona të tjerë, Kenedi e inkurajoi t'i publikojë dosjet
- Drejtori i FBI-së, Kesh Patel u dëgjua para Komitetit për gjyqësi në Senat, ku iu përgjigj pyetjeve për hetimin për vrasjen e Çarli Kirk, si dhe për dosjet e Xhefri Epstajnit.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:33, 17 shtator, 2025
Uashington, 17 shtator 2025 (MIA) - Drejtori i FBI-së, Kesh Patel u dëgjua para Komitetit për gjyqësi në Senat, ku iu përgjigj pyetjeve për hetimin për vrasjen e Çarli Kirk, si dhe për dosjet e Xhefri Epstajnit.
Drejtori i FBI-së, në pyetjen e senatorit Xhon kenedi për mënyrën në të cilën Ministria e Drejtësisë manipulon me dosjet lidhur me Xhefri Epstajnin, u përgjigj se asgjë në dosje nuk tregon se të tjerë kanë qenë të prëzier në tregtinë me të mitur nga ana e Epstajnit.
Kenedi e pyeti Patelin për dosjet e Epstajn, duke cekur se "pyetja qendrre për popullin amerikan është kjo në vijim: ata e dinë se Epstajn ka tregtuar me gra të reja për marrëdhënie seksuale... ata dëshirojnë të dinë kujt, nëse është dikush tjetër me të cilin ka bërë tregti me këto gra të reja". Republikani nga Luiziana këtë e quajti "pyetje shumë të drejtë", për të cilën edhe vetë ai dëshironte prëgjigje.
"Kujt, nëse ka dikush tjetër, Epstejn ia ka tregtuar këto gra të reja, përveç vetes?", pyeti Kenedi.
Patel në këtë pyetje u përgjigj se përveç vetes, nuk ka informata të besueshme se ia ka tregtuar ato dikutj tjetër.
Kenedi e inkurajoi Patelin t'i publikojë dosjet, duke thënë se "kjo çështje nuk do të zhduket".
Patel më tej sqaroi se dosja e ngjarjes për të cilën foli janë dëshmitë e grumbulluara në hetimin paraprak për Epstajnin që rezultoi me marrëveshje për mosndjekje në vitin 2008. Ai tha se vendimi tërësisht të mos hetohen akuzat kundër tij më pas "i ka penguar hetimet e ardhshme".
Ai tha se "informatat që i publikojmë tani janë historike dhe gjithashtu janë në suaza të kapacitetit maksimal që ligji e lejon".
Kenedi e pyeti Patelin nëse i dyshuari për vrasjen e aktivistit Çarli Kirk ka vepruar i vetëm, ndaj çka Patel u përjgigj se i dyshuari është gjetur për 33 orë dhe se edhe pse hetimi është në rrjedhë, nuk e përjashton mundësinë në atentatin e tij të jenë përfshirë më shumë persona.
Senatori gjithashtu foli për të punësuarit në FBI Lisa Pejxh dhe Piter Strok, të cilët siç tha ishin aktivistë agresivë politik kundër Trampit dhe qëndrimet e të cilvëe kanë ndikuar në punën e tyre në Byro.
Ai u përgjigj se ai shërbim ishte zgjidhur kur drejtor ishte paraardhësi i tij.
Në pyetjen nëse kur e ka marrë pozitën e drejtorit në FBI, nëse ka kqa gjetur instanca me të cilat administrata e bajdenit e ka politizuar Byronë për ta udhëhequr agjendën e tij, Patel u përgjigj se nuk do të lejojë të ndodhë sërish kjo, por tha, "jam i përkushtuar në hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur dhe që akoma po zgjatë".
"Secili që e ka politizuar punën e vet, nuk do të punojë në FBI", ishte decid Patel.
Në pyetjen e kenedit nëse kanë ekzistuar akuza se edhe Patel e ka politizuar FBI-në për t'i zbatuar bindjet politike të presidentit Tramp, Patel tha se kjo nuk është e saktë dhe se për atë flet edhe statistika e punës së tij.
"Gjithsej 23.000 arrestime, 6.000 copë armë të konfiskuara, 47 fëmijë të gjetur dhe shpëtuar, sasi e madhe e konfiskuar e fentanilit, këto janë shifra historike", tha Patel.
Foto: printskrin