• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë italiane Tajani e anuloi vizitën në Paris për shkak të ofendimeve të ministrit francez Darmanin për kryeministren Meloni

Shefi i diplomacisë italiane Tajani e anuloi  vizitën në Paris për shkak të ofendimeve të ministrit francez Darmanin  për kryeministren Meloni

Romë, 4 maj 2023 (MIA) - Kreu i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka anuluar vizitën e tij sot në Paris për shkak të komenteve të ministrit të Brendshëm francez, Zherald Darmanin, për kryeministren italiane Xhorxha Meloni, të cilat i cilësoi si ofendime të papranueshme për Italinë.

Ministri francez tha më parë për radion RMC se kryeministrja italiane Meloni "nuk është në gjendje të zgjidhë problemin e migracionit, mbi bazën e të cilit u zgjodh".

Mediat britanike raportuan se Darmanin akuzoi Melonin se "gënjente" votuesit e saj se ajo mund t'i jepte fund dhe të zgjidhte krizën e emigrantëve.

Tajani po përgatitej të udhëtonte në Paris për të biseduar me homologun e tij francez për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat janë bërë të paqëndrueshme.

Franca lëshoi ​​menjëherë një kumtesë në të cilën u përpoq të siguronte Romën për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të bindur Tajanin të ngjitej në aeroplan dhe të fluturonte për në Paris.

"Fyerjet ndaj Qeverisë dhe Italisë të shprehura nga ministri Darmanin janë të papranueshme. Kjo nuk është fryma në të cilën duhet të zgjidhen sfidat e përbashkëta evropiane”, ka shkruar Tajani në Tuiter.

Italia shënoi një rritje të numrit të emigrantëve që kur Meloni mori detyrën në fund të vitit të kaluar. Më shumë se 42,400 emigrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, krahasuar me rreth 11,220 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR