Shefi i diplomacisë britanike Lami për vizitë në Kosovë
- Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami u takua në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë takimit ka përkujtuar se Milan Radioçiq duhet të ekstradohet në Kosovë, ku do të përballet me një gjykim të drejtë për veprimet e tij.
- Post By Fami Bajrami
- 12:02, 2 prill, 2025
Prishtinë, 2 prill 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami u takua në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë takimit ka përkujtuar se Milan Radioçiq duhet të ekstradohet në Kosovë, ku do të përballet me një gjykim të drejtë për veprimet e tij.
"Kryeministri Kurti e ka theksuar faktin se ende nuk ka drejtësi dhe përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa Milan Radoiçiq shetit i lirë dhe mbrohet nga aparati shtetëror serb", kumtoi sot Qeveria e Kosovës.
Milan Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, në të cilën u vra një polic kosovar dhe tre sulmues serbë, ndërsa pjesa tjetër e sulmuesve u larguan në Serbi, duke lënë pas makina të mbushura me armë, municione dhe material shpërthyes.
Por, në Serbi nuk ka filluar asnjë procedurë penale kundër Radoçiqit, njëri prej ish liderëve të Listës serbe, partisë simotër të Partisë Progresive Serbe.
Autoritetet e Kosovës e karakterizuan sulmin terrorist dhe ky ishte incidenti më i dhunshëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, duke thelluar tensionet në marrëdhëniet tanimë të acaruara midis Prishtinës dhe Beogradit.
Lami është për vizitë zyrtare në Kosovë, si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilit është përforcimi i bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe krimit të organizuar.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërrvalla-Shvarc e informoi ministrin britanik të Punëve të Jashtme për sfidat e sigurisë në Ballkan, duke përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin rajonal, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Pas vizitës në Kosovë, Lami niset për në Serbi, ku do të nënshkruhet marrëveshja e re e bashkëpunimit në luftën kundër grupeve kriminaee në qendër të krizës së migracionit ilegal dhe sigurimit të kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.
Në Londër këtë vjeshtë do të organizohet takim i liderëve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të samitit në Procesin e Berlinit, i cili mes tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit. rq/bsh/
Foto: EPA