• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shefi i CIA-s: SHBA-ja do të bënte gabim me "përmasa historike" nëse do të ndalonte mbështetjen për Ukrainën

Shefi i CIA-s: SHBA-ja do të bënte gabim me

Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - Udhëheqësi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Qendrore (CIA), Uiliam Bërnz deklaroi se nëse Uashingtoni heq dorë nga mbështetja për Ukrainën në luftën  e saj kundër agresionit rus, kjo për Shtetet e Bashkuara do të ishte gabime me "përmasa historike". 

"Nëse krijohet mundësia për bisedime serioze (me qëllim të ndërprerjes së veprimeve ushtarake) atëherë furnizimi i mëtutjeshëm me armë do ta vendosë Ukrainën në pozicion më të fuqishëm", shkroi Bërnz në një ese të gjatë për konfliktet botërore të publikuar mbrëmë në "Forejn afears". 

"Kjo krijon mundësi për një fitore afatgjatë për Ukrainën dhe një humbje strategjike për Rusinë", theksoi drejtori i CIA-s, duke specifikuar se "më pak se 5 për qind e buxhetit të mbrojtjes së SHBA-së është një investim relativisht modest me përfitim të konsiderueshëm gjeopolitik".

Shefi i inteligjencës amerikane e karakterizoi pushtimin e Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 si "marrëzi të Putinit". 

"Të paktën 315.000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur, dy të tretat e rezervave të tankeve ruse të paraluftës janë shkatërruar, ndërsa programi shumë i lavdëruar dhjetëvjeçar i modernizimit ushtarak i Putinit është shkatërruar.

Edhe krahas kësaj, deklaroi Bërnz, parashtrohet pyetja nëse Putini do ta ndalojë agresionin kundër Ukrainës. 

"Gjithmonë është gabim të nënvlerësohet dëshira e tij për të kontrolluar Ukrainën. Ai beson se pa atë kontroll Rusia nuk mund të bëhet shtet i madh, ndërsa ai udhëheqës i madh rus.

Bërnz theksoi se lufta "po e gëlltit në heshtje fuqinë e tij brenda vendit" dhe shtoi se Putini "vazhdon të luajë në kartën e kohës, se ai mund të shtypë Ukrainën dhe të lodhë mbështetësit e saj perëndimorë".

Ai gjithashtu i bëri thirrje Ukrainës që të godasë edhe më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia. 

"Detyra e Ukrainës është të thyejë arrogancën e Putinit dhe të demonstrojë çmimin e lartë që ka paguar Rusia... jo vetëm për të bërë përparim në vijën e konfliktit, por edhe për të dhënë goditje të thella në pjesën e pasme të kokës", shkroi Bërnz. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR