• e premte, 05 dhjetor 2025

Shefi i armatës libaneze prezantoi planin për çarmatosjen e Hezbollahit

Shefi i armatës libaneze prezantoi planin për çarmatosjen e Hezbollahit

Bejrut, 7 tetor 2025 (MIA) - Shefi i i armatës libaneze, gjenerari Rudolf Hajkal, për herë të parë para qeverisë në Bejrut prezantoi një plan për çarmatosjen organizatës militante Hezbollah. 

Prezantimi i Hajkalit erdhi një muaj pas shqyrtimit nga qeveria libaneze të një plani ushtarak për vendosjen e kontrollit shtetëror mbi të gjitha armët në vend.

Hezbollahu e ka hedhur posht planin, duke thënë se nuk do të diskutojë për çarmatosjen derisa Izraeli të vazhdojë të okupojë disa kodra përgjatë kufirit libano-izraelit dhe të realizojë sulme pothuajse çdo ditë.

Grupi militant ishte shumë i dobët në luftën e fundit me Izraelin, e cila përfundoi me armëpushim në nëntor të vitit të kaluar. 

Qeveria libaneze kishte për qëllim ta çarmatosë Hezbollahun deri në fund të vitit, por autoritetet më vonë thanë se burimet ishin shumë të kufizuara për ta përmbushur afatin. 

Armata libaneze po përballet me vështirësi për shkak të kolapsit të ekonomisë së vendit që ka zgjatur prej gjashtë vjetësh. Vendet perëndimore dhe arabe kanë ofruar mbështetje. Javën e kaluar, administrata e presidentit amerikan Donald Tramp miratoi ndihmën prej 230 milionë dollarësh për ushtrinë dhe forcat policore libaneze.

Ед Габриел, претседател на американската работна група за Либан, непрофитна организација која има за цел да ги зајакне односите меѓу САД и Либан, изјави дека 190-те милиони долари за вооружените сили и 40-те милиони долари за внатрешните безбедносни сили ќе бидат наменети главно за обука и опрема.

Габриел рече дека Трамп е „решен да ги заврши работите (разоружување)“.

Ai shtoi se qeveria libaneze duhet të bëjë të qartë se nuk do të heqë dorë nga çarmatosja e plotë e Hezbollahut dhe vlerësoi se dobësia e planit është fakti se "nuk përmban një kuadër kohor specifik".

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar dëshiron të eliminojë "armët strategjike" të Hezbollahut, siç janë raketat me udhëzim preciz dhe dronët. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR