• e premte, 05 korrik 2024

Shefi i armatës izraelite thotë se fokusi është në vrasjen e liderëve të Hamasit

Shefi i armatës izraelite thotë se fokusi është në vrasjen e liderëve të Hamasit

Jerusalem, 11 tetor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatëmadhorisë së Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), gjeneral-koloneli Herzi Halevi, sot në bazën ushtarake Besheva në Izralein jugor u tha rezervistëve se fokusi i armatës është t'i eliminojë liderët e Hamasit.

"Në çdo rajon ku dimë se ka anëtarë të Hamasit, liderë të Hamasit, madje edhe nëse ka kufizime, ne do të qëllojmë me saktësi dhe fuqi të madhe", tha Halevi.

Mediumet në gjuhën hebraike transmetuan raporte palestineze se aeroplanë izraelitë e kanë sulmuar shtëpinë e babait të komandantit ushtarak të Hamasit, Muhamed Deif dhe kanë vrarë vëlluan, nipin dhe nusen.

Agjencia libaneze e lajmeve Al Majadin, e lidhur me Hezbollahun, njoftoi se është qëlluar një shtëpi në Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, derisa familjarët e komandantit kanë qenë brenda dhe se ata janë të ngujuar nën gërmadhat.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ku nga dita e shtunë jetën e kanë humbur më shumë se 2.200 persona nga të dy anët, pritet të eskalojë. bsh/

Foto: IDF në X

QËNDRONI TË LIDHUR