• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefat e ECOVAS e dakordojnë përgjigjen e grusht shtetit në Niger, pasi nuk pranuan ultimatumin e tyre drejtuar juntës ushtarake

Shefat e ECOVAS e dakordojnë përgjigjen e grusht shtetit në Niger, pasi nuk pranuan ultimatumin e tyre drejtuar juntës ushtarake

 Abuxha, 10 gusht 2023 (MIA) - Shefat e shteteve të Afrikës Perëndimore sot në në kryeqytetin e Nigerisë, Abuxha, biseduan çfarë përgjigje të japin pas marrjes ushtarake të vitit  të kaluar në Niger, pasi junta ushtarake refuzoi të zbatojë ta ndjekë kërcënimin e tyre paraprak për përdorimin e forcës. për kthimin e demokracisë në vend.

Mediat britanike raportojnë se takimi i liderëve të Afrikës Perëndimore, me dyer të mbyllura, në Abuxha u mbajt vetëm pak orë pasi junta nigeriane emëroi një qeveri të re. 

Pas marrjes së pushtetit më 26 korrik, junta e injoroi afatin -  6 gusht,  të dhënë nga Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOVAS) për të kthyer në pushtet presidentin e rrëzuar Mohamed Bazum. 

 Mahamane Rufai Lalali, i prezantuar vetëm si sekretar i përgjithshëm i qeverisë, në televizion lexoi 21 emra pa specifikuar plane të mëtejshme. Tre krerët e grushtit të shtetit janë emëruar ministra të Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe Sport në qeveri, në të cilën gjysma e anëtarëve janë nga ajo e mëparshme.

Ish-ministri i Financave Ali Mahamane Lamine Zeine, i cili të hënën u emërua kryeministër, tani është kthyer si ministër i Financave në qeverinë e re. 

Qeveria e mëparshme e Nigerit kishte 43 ministra dhe asnjë ministër i vetëm nuk ishte oficer ushtarak. 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Gutereshi shprehu shqetësimin për Bazumin dhe familjen e tij pasi partia e tij raportoi se me ditë mbahen në në rezidencën presidenciale pa energji elektrike ose ujë dhe pa ushqim të freskët. 

 "Sekretari i Përgjithshëm edhe një herë bën thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm, pa kushte dhe kthimin e tij në postin e shefit të shtetit", tha të mërkurën zëdhënësi i KB-së.

Takimi në kryeqytetin e Nigerisë, Abuxha, mund të jetë një moment kyç. Drejtuesit e ECOVAS-it pritet të bien dakord për hapat e ardhshëm, të cilët mund të përfshijnë ndërhyrjen ushtarake, të cilën përfaqësuesi i tyre zyrtari e ka theksuar si mjetin e fundit. 

ECOVAS, Kombet e Bashkuara dhe vendet perëndimore po i bëjnë presion juntës që të tërhiqet, ndërsa qeveritë ushtarake në Mali dhe Burkina Faso fqinje janë zotuar ta mbrojnë atë.  

 Foto: Skrinshot Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR