• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefat e diplomacisë nga G7 në takim në Tokio, në rendin e ditës Ukraina, Lindja e Afërt dhe marrëdhëniet me Kinën

Shefat e diplomacisë nga G7 në takim në Tokio, në rendin e ditës Ukraina, Lindja e Afërt dhe marrëdhëniet me Kinën

Tokio, 7 nëntor 2023 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të G7-ës sot takohen në Tokio, për dy ditë bisedime kushtuar luftës në Ukrainë dhe konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili rrezikon të eskalojë në konflikt rajonal.

Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, ka mbërritur sot në Japoni për takimin e diplomatëve të G7, ku pritet të dominojë lufta mes Izraelit dhe militantëve palestinezë nga Rripi i Gazës, shkruan Guardian.

Gjatë takimit, shefat e diplomacisë G7 po planifikojnë gjithashtu një video-telefonatë me homologun e tyre ukrainas Dmitro Kuleb, kumtuan zyrtarët japonezë, duke deklaruar se G7 angazhohet për mbështetjen e Kievit.

Duke paralajmëruar bisedimet me Kuleba, ministri japonez i Punëve të Jashtme, Joko Kamikava theksoi se nuk do të ketë ndryshime në angazhimin e G7 për "sanksione të rrepta kundër Rusisë dhe mbështetje të fortë për Ukrainën... edhe në rrethanat kur situata në Lindjen e Afërt po intensifikohet", transmetojnë mediat britanike.

Ministrat e Punëve të Jashtme nga G7, i cili përfshin SHBA-në, Japoninë, Francën, Britaninë, Italinë, Gjermaninë dhe Kanadanë, së bashku me Bashkimin Evropian, do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet me Kinën, të cilës ata i kanë bërë thirrje më parë për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund agresionit të saj kundër Ukrainës. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR