Shefat e BE-së uruan fituesin e zgjedhjeve në Kanada, Karni
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, uruan kryeministrin Mark Karni për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kanada.
- Post By Fami Bajrami
- 10:38, 29 prill, 2025

Bruksel, 29 prill 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, uruan kryeministrin Mark Karni për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kanada.
"Lidhja midis Evropës dhe Kanadasë është e fuqishme dhe po bëhet më e fuqishme", shkroi Fon der Lajen në "X".
"Do të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike, do të promovojmë multilateralizmin dhe do të qëndrojmë për tregti të lirë dhe të drejtë" shtoi ajo.
Koshta në "X" shkroi se "BE-ja dhe Kanadaja kanë partneritet të gjatë dhe të afërt".
"Ne jemi aleatë dhe partnerë tregtarë të fuqishëm", ka thënë Koshta, duke shtuar se BE-ja dhe Kanadaja ndajnë të njëjtat vlera. rq/
Foto: arkivi i MIA-s