• e premte, 22 nëntor 2024

Shefat e agjencive Mosad, Shin Bet dhe CIA në Kajro, në bisedime për Gazën

Shefat e agjencive Mosad, Shin Bet dhe CIA në Kajro, në bisedime për Gazën

Kajro, 13 shkurt 2024 (MIA) - Përfaqësues të lartë të SHBA-së, Izraelit, Katarit dhe Egjiptit u tubuan në Kajro për të vazhduar me përpjekjet për arritje të ndërprerjes së zjarrit dhe këmbim të pengjeve në luftën në Gazë, përderisa rriten tensionet rreth operacionit të mundshëm tokësor izraelit në qytetin Rafah.

Shefi i shërbimit të fshehtë izraelit, Mosad, Dejvid Barnea, arriti sot në Kajro për bisedime, lajmëroi DPA duke iu referuar burimeve nga aeroporti. Ai ishte i shoqëruar nga Ronen Bar, shef i shërbimit vendor zbulues, Shin Bet dhe të tjerë.

Burime nga qeveria izraelite sot konfirmuan se delegacioni ndodhet në Kajro, në negociata të reja edhe për një marrëvehsje për pengjet me grupin islamist palestinez Hamas. Lufta e tanishme filloi me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Kryeministri i Katarit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Mohamed bin Abdulrahman Al Tani dhe shefi i zbulimit të CIA-s, Uilliam Barns gjithashtu arritën sot në kryeqytetin egjiptian, kumtuan burime të informuara.

Egjipti, Katari dhe SHBA-ja për momentin po tentojnë të arrijnë ndërprerje më të gjatë të zjarrit në Gazë. Si pjesë e marrëveshjes potenciale, pengjet të cialt ende po mbahen në Gazë duhet të këmbehen për të burgosur palestinezë në Izrael në disa faza. Negociatat deri më tani përparuan ngadalë.

Gjatë ndërprerjes së zjarrit me ndërmjetësim të Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në nëntor të vitit të kalaur, 105 pengje u liruan në këmbi të 240 të burgosurve palestinezë.

Hamasi për momentin po mban 134 njerëz, por Izraeli vlerëson se së paku 30 prej tyre tashmë nuk janë gjallë.

Mediumet lajmërojnë se numri i të vrarëve mund të arrijë në 50. Në operacionin e natës mes të dielës dhe të hënës, armata izraelite shpëtoi dy pengje në Rafah, në jug të Rripit të Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR