• e premte, 04 tetor 2024

SHBA-ja vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë

SHBA-ja vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë
Uashington, 14 nëntor 2022 (MIA) – SHBA-ja sot kumtoi se është duke vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë me të cilat do të prishej zinxhiri i furnizimit të aparatit ushtarak rus dhe rrjeteve financiare të lidhura me Kremlinin, në mesin e së cilave edhe kompani në Francë dhe në Zvicër. Ministria e Financave e Amerikës dhe Departamenti amerikan i shtetit kumtuan se sanksione janë vendosur për kompaninë ruse për elektronike "Milandër" dhe kompanitë në Armeni, Tajvan dhe Zvicër që janë të lidhura me kompaninë ruse. Si përgjigje ndaj luftës të paprovokuar të Moskës kundër Ukrainës, SHBA-ja vazhdon t'i prishë zinxhirët ushtarakë rusë për furnizim dhe të imponojnë shpenzime të mëdha për ata të cilëve u ndihmojnë presidentit Vlladimir Putin, si edhe secilit që e mbështetë brutalitetin e Rusisë kundër fqinjit të tij, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken. SHBA-ja vendosi sanksione edhe për anëtarët e familjes së oligarkut rus, Sulejman Kerimov, i cili është nën sanksionet ruse, duke e përfshirë edhe njërën prej vajzave të tij Gulnara Kerimova, e cila i posedon katër agjenci për patundshmëri në Francë. Sanksione janë vendosur edhe për shtetasen zvicerane Loren Kaç, e cila i udhëheq këto agjenci. Kufizimet e reja janë drejtuar nga menaxhmenti i kompanisë ajrore ruso-malteze "Aviacioni Perandori", e cila organizon udhëtime luksoze për familjen Kerimov. Në mesin e personave që janë sanksionuar janë është edhe Aleksandar - Valter Studhalter, i cili ka rol kyç në rrjetin financiar të Kerimit, si edhe biznesmeni rus, Murat Aliev dhe subjektet që kanë lidhje me të. Sanksione janë vendosur edhe për dy kompani zvicerane për holding që janë të lidhura me Andrej Grigorieviç Guriev, ish-senator rus i afërt me Vlladimir Putinin. Me sanksionet amerikane ngrihen edhe pronat eventuale të këtyre personave në SHBA dhe ndalohen çfarëdo interaksionesh midis tyre dhe bankave amerikane ose bankave të tjera.

QËNDRONI TË LIDHUR