SHBA-ja vendosi sanksione për kompanitë nga Kina, India, Turqia dhe EBA për shkak të lidhjeve me Rusinë
- Ministria e Tregtisë së SHBA-së ka vendosur në lidtë për sanksione dhjetëra kompani nga Kina, India, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arab, duke i akuzuar për dërgesa produktesh në Rusi, sipas një dokumenti të publikuar në Regjistrin Federal.
Uashington, 13 shtator 2025 (MIA) - Ministria e Tregtisë së SHBA-së ka vendosur në lidtë për sanksione dhjetëra kompani nga Kina, India, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arab, duke i akuzuar për dërgesa produktesh në Rusi, sipas një dokumenti të publikuar në Regjistrin Federal.
Sanksionet përfshijnë më shumë se 20 kompani kineze, tre turke, dy nga EBA, një indiane, një iraniane dhe një singaporiane. Ministria thekson se veprimi i tyre është "në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së".
Midis atyre të sanksionuara është "Shangai Fudan Mikroelectroniks" e Kinës, për të cilën Uashingtoni thotë se ka furnizuar komponentë për industrinë ushtarake ruse. Në shënjestër janë "HAS General Trading LLC" nga EBA, "AR Sales Pvt" e Indisë dhe "Atempo", "EB Teknoloji" dhe "Dentun Elektronik" e Turqisë.
Ministri amerikan i Fianancave, Skot Besent, më 7 shtator porositi se Uashingtoni është gati të rrisë presionin mbi Moskën, por pret mbështetje nga partnerët e tij evropianë.
Foto: Arkivi