• e premte, 20 dhjetor 2024

SHBA-ja vendosi sanksione ndaj 105 kompanive ruse dhe kineze për shkak të dyshimit se e ndihmojnë ushtrinë ruse

SHBA-ja vendosi sanksione ndaj 105 kompanive ruse dhe kineze për shkak të dyshimit se e ndihmojnë ushtrinë ruse

Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) - SHBA-ja sot shtoi 63 kompani ruse dhe 42 kineze në listën e sanksioneve për shkak të dyshimeve se e mbështesin ushtrinë ruse, lajmëruan mediumet britanike.

Sanksionet, që përfshijnë edhe 18 persona juridik nga vende të tjera, u imponuan për disa shkaqeve, përfshirë edhe furnizimin me elektronikë amerikabe të subjekteve lidhur me ushtrinë ruse, prodhim të mijëra fluturakeve pa pilot "Shahed-136", që i shfrytëzojnë forcat moskovite kundër Ukrainës, dhe të tjera.

Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden po tenton ta ruajë presionin ndaj kompanive që e ndihmojnë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Edhe pse vendet perëndimroe ndërmorën numër të madh të masave kundër Moskës, ekzistojnë indikacione se industria ushtarake ruse vazhdon të bëhet me teknologji amerikane, prëdorimi i së cilës është i kufizuar, vërejnë mediumet britanike. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR