• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja u bëri thirrje amerikanëve të largohen nga Libani

SHBA-ja u bëri thirrje amerikanëve të largohen nga Libani

Bejrut, 29 korrik 2024 (MIA) - Ambasada e SHBA-së në Bejrut i porositi qytetarët e saj ta ndjekin planin për veprim gjatë situatave të krizës në një moment kur Libani po përgatitet për përgjigje ushtarake nga Izraeli pas sulmit të Hezbollahut në Lartësitë Golan.

"Qytetarët amerikanë duhet të bëjnë një plan veprimi dhe të largohen përpara se kriza të fillojë për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre, publikoi në Iks, Rena Biter, përgjegjëse për çështjet konsullore në Uashington.

Ajo shtoi se Uashingtoni ishte "jashtëzakonisht i përqendruar në Liban" dhe u kërkoi qytetarëve t'u thonë të afërmve që planifikojnë të vizitojnë vendin që të "rishqyrtojnë udhëtimin e tyre" për shkak të rrezikut të një përshkallëzimi të konfliktit në rajon.

Tensionet midis Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah u përshkallëzuan pas një sulmi me raketa në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli më 27 korrik, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë. ls/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR